Për tre ditë me radhë u zhvillua edicioni i 27 -të i festivalit Oda Dibrane, ku 18 grupe me rreth 450 artistë mbushën rrugët e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe. Oda Dibrane është festivali folklorik më i madh që zhvillohet në trevat Shqiptare. Në këtë festival marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat Shqip folëse dhe nga shtete të ndryshme.