Kreu i PD ka shkrirë së qeshuri mazhorancën teksa fliste për shifrat e Agjencia e Prokurimit Publik. Në vend që të thoshte burimi i informacionit: “Buletini i APP”, tha “burimi PD”. Sipas Bashës, e bëri qëllimisht, por deputetët e mazhorancës, ministrat dhe kryeministri nuk mbajtën dot të qeshurën. Edhe kreu i opozitës e kaloi me të qeshur dhe vijoi fjalën e tij duke thënë se këto shifra janë nga APP-ja.