Maturanti nga Fieri Eugert Muskaj çdo fundjavë gjendet në parkun e bletëve në Apoloni ku përkujdeset me pasion për kolonitë e tij. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij ai nuk ëndërron të studiojë jashtë shtetit, por thotë me vendosmëri se ka vendosur ta ndërtojë të ardhmen në Shqipëri, duke mos e braktisur profesionin e bletarisë, një traditë që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.