Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi këtë të hënë tryezën e parë për matjen e auduencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi. Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi sqaroi se projekt-propozimet për ndryshimet përkatëse në ligj janë ende në fazë konsultimi dhe se do t’I shërbejnë industrisë së medias.