Shqipëria mbetet një prej vendeve me probleme të theksuara sa i takon sigurisë ushqimore. Produkte te falsifikuara dhe me etiketime jo korrekte është fenomeni 30-vjeçar me të cilin përballen konsumatorët. Në puntatën e kësaj të mëkure, Inside Story do të sjellë një investigim për mashtrimet me bulmetin. Qumshti dhe nënproduktet e tij mbeten ende shumë larg standardit europian. Në treg mund të gjesh me lehtësi djath të modifikuar me lëndë që shërbejnë për shtimin e masës. Në djathin që konsumojmë mund të gjejmë niseshte, adetivë, qumesht pluhur, aromatizues, vaj palme etj.