Top Channel/ Mashtrimi me dekoderat piratë! Kontrolle, sekuestrime e ndjekje penale
26/12/2025 19:46

Duken si një zgjidhje perfekte: qindra kanale televizive, filma pa fund, sporte “live” dhe gjithçka me një çmim qesharak. Por pas kësaj oferte joshëse fshihet një mashtrim i rrezikshëm që po prek mijëra konsumatorë shqiptarë. Bëhet fjalë për dekodera IPTV pirate, të shitur në mënyrë të paligjshme nga individë apo subjekte fantazmë, madje edhe nga disa ofrues shërbimesh interneti. Pa licencë, pa kontroll dhe pa përgjegjësi, këto pajisje po përhapen masivisht përmes rrjeteve sociale dhe tregut informal. Së fundmi, një aksion i gjerë i nga Drejtoria e Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka zbuluar një skemë mashtrimi ku disa subjekte përdornin në mënyrë të paligjshme edhe logon e kompanisë “Digitalb”, duke përfituar shuma parash nga qytetarët. Hetimet tregojnë se programet televizive transmetoheshin pa licencë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke i shkaktuar kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar. Në kuadër të operacionit “Anti-Pirateria” janë ushtruar kontrolle ndaj shtatë subjekteve në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë, ku janë sekuestruar pajisje për kodimin dhe shpërndarjen e paligjshme të kanaleve televizive, si dhe dekodera e pajisje të tjera elektronike. Hetimet po vijojnë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të autorit”. Personat e përfshirë do të përballen me përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi. Për konsumatorët, pasojat janë të drejtpërdrejta: në momentet më të rëndësishme sinjali ndërpritet, ekrani bëhet i zi dhe shitësi zhduket. Nuk ka kontratë, nuk ka faturë, nuk ka ankesë dhe as rimbursim. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rreziqe serioze sigurie, pasi disa nga këta dekodera mund të përmbajnë aplikacione të pasigurta që rrezikojnë të dhënat personale dhe rrjetin e shtëpisë. Përveç rrezikut financiar, ekziston edhe rreziku ligjor, pasi përdorimi i shërbimeve pirate e bën përdoruesin pjesë të një aktiviteti të paligjshëm. Autoritetet e cilësojnë këtë fenomen si një mashtrim të organizuar, që shfrytëzon mungesën e informacionit dhe çmimet e ulëta. Apeli për qytetarët është i qartë: të shmangin burimet e dyshimta dhe të zgjedhin vetëm platforma të licencuara, me shërbim të sigurt dhe transparent. Sepse ajo që nis si kursim, mund të përfundojë si mashtrim dhe humbje.

Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22
Lindja e Mesme në ‘flakë’/ A do ndryshojë harta e rajonit? Irani ka ‘armën’ që ‘shkatërron’ botën
10/04 14:13
Top News- Pashka rikthen emigrantët/ Fluks lëvizjeje në doganën e Kakavijës
10/04 14:03
Top Channel/“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”,banera edhe në Kuç,thirrje për zbardhjen e ngjarjes
10/04 14:00
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37