Një Call Center në Elbasan, i dyshuar për mashtrime të shtetasve të huaj në shuma të mëdha, është vënë sot nën kontrollin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle. Për rreth 2 orë policia ka kontrolluar ambientet e Call Center ndërsa ka ndaluar 2 persona, tre të tjerë janë shpallur në kërkim.