Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra shfaqet i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese. I veshur me një hoodie gri, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të cilët e kanë pyetur nëse është penduar për krimet. Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.