Top Channel/ Masakra e Reçakut, ngrihet aktakuzë për 21 serbë të akuzuar
30/12/2025 19:54

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur forcat policore serbe vranë 45 civilë më 15 janar 1999. Ata akuzohen për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”. Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës. Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”. “Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë. Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Top Channel/ Krim në Gjakovë, qëllohem me armë dy persona, njëri humb jetën
16/03 15:11
Top News-Marrëveshjet ‘peng’ i krizës politike/ Bllokada në Kuvend rrezikon investimet ndërkombëtare
16/03 14:15
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada gjermane: Respektoni vendimin e Kushtetueses
16/03 13:46
Top Channel/ Vrasje në Gjakovë! Qëllohen dy persona, edhe një i plagosur. Autori në kërkim
16/03 12:42
Top News – Kosovë, veteranët e luftës pa pensione /‘Ndalen’ për ata që punojnë në ndërmarrje publike
15/03 14:21
Top News – ‘Nuk e dimë si do t’ia dalim…’ / Kosovë, qytetarët të shqetësuar për çmimin e energjisë
15/03 14:07
Top News – Rregulla të reja në Kosovë / Të huajt dhe automjetet, fillon zbatimi i ligjit
15/03 13:54
Top News – Kosova njeh dokumentet serbe, Rama: BE të heqë sanksionet, të ecë me anëtarësimin
14/03 19:18
Top News- Kurti vijon punën, mbledh kabinetin qeveritar për programin e ri
14/03 19:16
Top News – “Kosova e Shqipëria kryesojnë për emigrim”, Hoti ngre alarmin për situatën ekonomike
14/03 19:13
Top News – Ligji për të huajt shqetëson BE-në. Sorensen në zyrën e Kurtit, pajtohen për lehtësira
14/03 13:05
Top News- BE gati për dialogun Kosovë-Serbi, Kallas: Së shpejti një takim i nivelit të lartë
14/03 13:04
Top Channel/Kosova njeh kartat serbe te identitetit,zbutet Ligji për të Huajt: Në fuqi nga 15 marsi!
14/03 12:14
Top Channel/ Sorensen takon Kurtin në Prishtinë, zbulohen dy ligjet që do diskutohen
13/03 22:46
Top Channel/ Kriza në Kosovë, Kurti nis takimet me liderët e opozitës, reagon PDK
13/03 19:54
Top News – Ngërçi politik, Kurti fton në takim opozitën: Nuk na duhen zgjedhje të reja në Kosovë
13/03 18:50
Top News- Armatosja e Serbisë me raketa supersonike/ Kosova: Tendencë hegjemoniste ndaj fqinjëve
13/03 14:57
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Qindra kosovarë mes raketave, nisin evakuimet
13/03 12:17
Top Channel/ Anëtarë të Kongresit, Letër Rubios për Kosovën: Mos reduktoni trupat e KFOR
12/03 22:45
Top News- ‘Përçarja’ mes Kurtit e Osmanit/ Analistët: Ndër arsyet janë dhe marrëdhëniet me SHBA
12/03 17:57
DIGITALB DIGITALB