NATO-ja e ka kthyer samitin e saj të ardhshëm në Vilnius në një fortesë me armatime të avancuara për të mbrojtur Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e të tjerë të aleancës që takohen javën e ardhshme vetëm 32 kilometra larg kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë. Gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin e 11 dhe 12 korrikut. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të cilat u mungojnë shteteve baltike.