Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private. Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë. Gjyqtarja e çështjes Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka.