Komisionerja europiane e zgjerimit Marta Kos shprehet e bindur, se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është sot shumë më e lëmuar, e kjo falë angazhimit të vendit për reformat e kërkuara nga Brukseli. Në një intervistë për TV gjerman ËELT, Kos pohoi se gjasat që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në vitin 2030 janë shumë të mëdha.