Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Durrës u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave si një faktor kyç për zhvillimin e familjes dhe një shoqërie të sigurtë. Marshimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vazhdoi përgjatë bulevardit e shëtitores “Taulantia” të qytetit, duke ftuar qytetarë të tjerë në mbështetje të kauzës.