Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesës katërkatëshe të rrafshuar prej një shpërthimi të fuqishëm në qytetin francez të Marsejës. 6 persona ende rezultojnë të zhdukur, por përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, e sipas kryebashkiakut Benoît Payan, po bëhet gjithë cfarë është e mundur për t`i nxjerrë ata të gjallë prej andej.