Top Channel/ Marrëveshje të përbashkët për t’i bërë ballë emigrantëve, Sunak takim zyrtar me Melonin
27/04/2023 18:59

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak mirëpriti në Downing Street homologen e tij italiane Giorgia Meloni për të diskutuar shqetësimin aktual që lidhet me emigrantët. Të dyja palët janë goditur nga emigrantët e paligjshëm, të cilët tentojnë të hyjnë në këto shtete në mënyra të ndryshme. Pritet që ata të nënshkruajnë një marrëveshje për migracionin, pas diskutimeve që do të zhvillojnë në mënyrë private. Liderja italiane vlerësoi mënyrën se si Rishi Sunak zgjodhi t’i bëjë ballë emigrantëve, duke nënshkruar një ligj për parandalimin e tyre. Sunak deklaroi se vlerat e vendit të tij dhe Italisë janë në rregull, për këtë arsye bashkëpunimet kanë në synim sfidat e përbashkëta. Sfida e përbashkët midis dy vendeve shihet si një shtysë për të përmirësuar akoma më shumë marrëdhëniet e tyre. Takimi vjen një ditë pasi projektligji kryesor i qeverisë për azilin pastroi fazat e tij përfundimtare në Dhomën e Komunave, megjithëse do të përballet me një provë të ashpër në Lordët kur t'i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm. Projektligji i emigracionit të paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, ose në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda. Prej disa kohësh Italia dhe Britania po përballen më një fluks të lartë emigrantësh, të cilët duan të hyjnë në këto vende për një jetë më të mirë. Shifrat e raportuara kanë qenë shumë më të larta krahasuar me fillimin e vitit të kaluar, ndërsa ende vijojnë tentativat e emigrantëve për të hyrë në këto vende. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
DIGITALB DIGITALB