Holanda dhe disa vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian janë duke punuar për një letër që e nxit Komisionin Europian të organizojë strehim për azilkërkuesit në vendet jo-anëtare të BE-së. Pretendimi i tyre është që azilkërkuesit të gjurmohen teksa tentojnë mbërritjen në Europë dhe të qëndrojnë në vende jashtë unionit në pritje të vendimit për aplikimin e tyre.