Sot firmoset marrëveshja mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë me qendrën spitalore italiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik për shëndetësinë, QSUT dhe për Shqipërinë.