Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, me ndërtimin e dy qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin, sic shkruajnë mediat italiane, pakti po shqyrtohet nga BE. “Po e studiojmë marrëveshjen për menaxhimin e fluksit të emigrantëve: ende nuk kemi një gjykim përfundimtar, po i analizojmë detajet”, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian, duke komentuar ndërhyrjen e Komisioneri Olivér Várhelyi, i cili të mërkurën e përshkroi ujdinë si interesante.