Tek sa bëhemi gati për të intervistuar ambasadoren e Palestinës në Shqipëri Hana A.S. Shawa, sytë nuk i ndan për asnjë moment prej televizorit ndaluar në kanalin “Al Jazeera” në gjuhën arabe, nga ku vinë imazhe të asaj çfarë është duke ndodhur në Gaza. E pikërisht për këto zhvillime tronditëse në intervistën e saj për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja Shawa jep këtë përgjigje.