Kosova e Serbia të hënë përfundimisht do t’i japin përgjigje planit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve. Nën pritjen e diplomatëve evropian, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet edhe të nënshkruajnë këtë plan. Në Kosovë, Kurtit i bëhet thirrje të bëjë një gjë të tillë, pasi shihet si zgjidhja e vetme.