Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë, se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars. Për këtë, Kurti thotë se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes.