Pas orëve të gjata negocimi Kosova dhe Serbia u pajtuan me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve që u aprovua me një deklaratë të Bashkimit Evropian. Aneksi është shtojcë integrale e marrëveshjes bazë dhe parashikon që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ajo.