Organizata më e madhe në vend në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve ka bërë publike propozimet e saj ligjore në mbrojtje të fëmijëve nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë. Ajo kërkon ndryshimin e moshës seksuale në të cilën lejohet fillimi i marrëdhënieve seksuale, në 16 vjeç. Kjo organizatë iu drejtua në një seancë dëgjimore Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.