Dënimi i ashpër që mori nga gjyqësori vendas, duket nuk e zbraps Marine Le Penin. Liderja e ekstremit të djathtë franceze u zotua të mos dorëzohet. Teksa iu drejtua turmave në Paris, Le Peni përsëriti edhe një herë pretendimet e saj të mëparshme se “ky nuk ishte një vendim i drejtësisë – por qartazi, një vendim politik.