Top Channel/ Marin Mema nderohet në Gjakovë! Organizimi i veçantë
29/07/2024 20:53

Për mëse dy javë qyteti i Gjakovës mirëpret një prej organizimeve më të veçanta në trojet shqiptare. Festivali i kulturës, traditës e trashëgimisë ka emrin kuptimplotë ‘Ditët e Shqiptarit’. Organizime, festivale, diskutime, përbëjnë bërthamën e tij, çka ka sjellë në qytet vizitorë të shumtë. Në një nga netët e këtij festivali ka qenë i ftuar nderi edhe gazetari i Top Channel dhe autori i cikleve ‘Gjurmë Shqiptare’ dhe “Shqipëria Tjetër’, Marin Mema. Ai është vlerësuar për punën e tij të lidhur fort me identitetin kombëtar, dëshmitë, kërkimet dhe trashëgiminë shqiptare. Në fjalën e tij, gazetari theksoi, se sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që shqiptarët të lënë çdo lloj ndasie dhe të ecin bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë e të sigurt. Sipas Marin Memës, ekonomia kombëtare, investimet e duhura, përkrahja, arsimi, duhet të kenë një vend të veçantë dhe gjithçka padyshim e vendosur tek themelet kombëtare. Gazetari vlerësoi veçanërisht organizimin dhe kërkoi që aktivitete të tilla të shtrihen kudo në trojet shqiptare. Gjakova ka dhënë padyshim një shembull i cili ka gjetur shtytjen e shumë intelektualëve të këtij qyteti, jo më kot në organizim renditen figura të njohura në fusha të ndryshme, të cilët vijnë nga ky qytet. Për më tepër siç ata thonë, ky është vetëm fillimi, sepse ‘Ditët e Shqiptarit’ synon të kthehet në një traditë të rëndësishme që do të vijojë të rritet.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB