Administrata Trump nuk e ka pritur mirë shpalljen e partisë gjermane AfD si organizatë të ekstremit të djathtë. Vendimi i marrë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ngjalli reagimin e shefit të diplomaicsë amerikane, Marco Rubio, i cili i bëri thirrje Berlinit zyrtar të ndryshojë kurs, teksa e cilësoi këtë lëvizje si praktikisht “një tirani e maskuar”.