Të rinjtë e shkollave 9-vjecare dhe gjimnazeve në Tiranë, e nisën ditën sot në një garë prej 2 kilometrash, pjesë e maratonës Fun Run Tirana. Në orën 10:00 të mëngjesit, gara nisi nga sheshi Nënë Tereza dhe vijoi përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve me kohën 1 minutë e 54 sekonda, ishte Amri Shehri. Ndonëse jo të gjithë dolën fitues, pjesëmarrja në maratonë ishte një eksperiencë e bukur për ta. Por këtë vit kjo garë kishte risi përfshirjen edhe të disa kategorive të tjera.