Vlora ka ndërmarrë një nismë të re teksa ka organizuar për herë të parë garën Maratona e Vlorës ku morën pjesë mbi 200 garues. Është ky një eveniment që u organizua falë nismës së klubit shumë sportësh Flamurtari me idenë që kjo garë të shndërrohet në një traditë të përvitshme.