Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin 41 biss do të futen edhe të dënuar të tjerë. Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçshëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në 41 biss ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.