Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi se nga marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë, Shqipëria nuk ka asnjë kosto shtesë, pasi çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë.