Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se qeveria ka miratuar vendime për kompensimin e pronave, ku citoi se këto të fundit do t’i kthehen ish-pronarëve ashtu siç e kanë pasur në momentin kur i është konfiskuar nga shteti. Po ashtu do të ketë kompensim për të gjithë ata pronarë që toka e tyre është zënë nga persona të tjerë.