Zgjedhjet e 28 dhjetorit prodhuan këtë herë një shumicë të qartë, duke ofruar mundësinë për konstituimin pa vonesa të Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Por, çështja e presidentit të vendit mbetet në pikëpyetje: A do ta zgjedhë atë legjislatura e re, apo do të ketë sërish zgjedhje në pranverë? Në një intervistë për Kosovapress, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e përjashton mundësinë që qytetarët e Kosovës t`i drejtohen sërish kutive të votimit. Katër muaj para se t’i skadojë mandati presidentes aktuale, Kurti shfaqet më i matur më deklaratat nëse e përkrahin Vjosa Osmanin edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.