Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në interpelancën e cila u thirr nga deputetja Ina Zhupa, ka deklaruar se çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve. Ajo tha se rezultatet në ulje për vendin tonë kanë ardhur edhe si pasojë e pandemisë dhe pasojave që ajo solli. Synimi i saj është motivimi i mësuesve duke rritur pagat dhe investimet në shkolla.