Top Channel/ Manastirliu: Sot vijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer
10/05/2021 15:06

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se ditën e sotme vjen dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, prej 11,700 dozash, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. “Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza”, tha Manastirliu. Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e fabrikave me material porositësi, Manastirliu deklaroi se vaksinimi po vijon me ritme të larta dhe në total janë kryer mbi 600 mijë vaksinime. “Janë vaksinuar deri tani më dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri. Ritmet e vaksinimit në vend janë ritme të larta, pra vijon intensiteti i vaksinimeve ditore. Kemi vaksinuar tashmë më shumë se 600 mijë qytetarë, ndërkohë që presim në vijimësi dozat e vaksinave, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave”, nënvizoi Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë foli për lehtësim gjatë sezonit të verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.

Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02
Top Channel/ Plagosje në Korçë, konflikt mes 4 personave
28/03 11:00
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi
28/03 10:56
Top News- Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ Familjarët: Ende s’është reflektuar e vërteta
28/03 10:46
Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52