Për dekada me radhë, një vrasës serial tronditi Parisin dhe sfidoi forcat e rendit, të cilave arrinte t`u shpëtonte gjithmonë. Por së fundi, misteri duket se është zbardhur. Ka shumë mundësi që autori i vrasjeve makabre të jetë një ish punonjës i policisë ushtarake, i cili ka lënë një letër përpara se të vetëvritej ku thoshte se është pikërisht ai i shumëkërkuari “Le Grele” (Njeriu me shenja).