Tiranë, 15 shkurt 2022 – Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u evidentuan pikat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri 2021-2027. Plani i Veprimit synon të sigurojë një shoqëri gjithëpërfshirëse, jo-diskriminuese dhe të sigurt për personat LGBTI në Shqipëri me akses më të mirë në shërbimet publike dhe mbështetje të specializuar, përmirësim të kuadrit ligjor dhe zbatimit, si dhe rritjes së aksesit në sistemin e drejtësisë të personave LGBTI.