Top Channel/ ‘Mama ja dola’, Lirohet Noizy: Një shpifje e pastër, autori do përballet me…
10/07/2025 23:04

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur tregon se ka rifituar lirinë pak ditë pas arrestimit në Zvicër. Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore. “Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve“, shkruan reperi në “Instagram”. Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë. Në fillim nuk ishte e qartë nëse arrestimi kishte lidhje me incidentin e vitit të kaluar në Kosovë, ku Noizy u përfshi në një përplasje fizike me TikTok-erin Muhamet Iseni, i njohur si Medi, në një klub nate në Pejë. Në atë ngjarje ishte përfshirë edhe Stresi, i cili dyshohej se kishte ftuar Medin në klub me qëllimin për ta përballur me Noizy-n. Pas arrestimit të Noizy-t në Zvicër, Stresi reagoi publikisht, duke postuar fotot e Medit të dhunuar nga incidenti i kaluar dhe duke komentuar se ai vetë nuk kishte udhëtuar drejt Zvicrës që nga ajo kohë, pasi e dinte që Medi – si shtetas zviceran – kishte mundësi të bënte një kallëzim edhe atje. Reagimi i Stresit u pasua menjëherë nga një përgjigje e Medit. Ai publikoi një screenshot të postimit të tij dhe shkroi “Zoti është i madh, vonon, po nuk harron.”

Top Channel/ E prishi sfidën në sekondën e fundit? Habit veprimi i papritur i Selin
03/04 22:41
Top Channel/ “Takoj babin tënd…”, debat i ashpër mes Rogertit dhe Mateos: Ty t’a fusin natë e ditë
03/04 22:39
Top Channel/ “I ke të gjitha të këqijat”, Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të…
03/04 22:37
Top Channel/ Daja i Brikenës mesazh të prerë banores për Mateon, shtangen konkurrentët
03/04 19:25
Top Channel/ “Dua të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”, Miri i kërkon falje Selin,: Nuk ke…
03/04 14:09
Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46