Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Plasë të bashkisë së Maliqit ku një 49-vjeçar, është gjetur i pajetë pranë një banese. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Eduard Çarçani, ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka mbetur i varur në kangjellat e murit rrethues teksa përpiqej të hynte në një banesë, e cila nuk ishte e tij. Mësohet se bluza i ka ngecur në kangjella, duke i shkaktuar mbytjen.