Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi u konsideruan si shpëtim nga kriza e gjatë politike. Megjithatë, ekspertë të ndryshëm pyesin tani rezultati i tyre do të sjellë vërtet fundin e krizës. Lëvizja Eropa Tani u rendit në krye, megjithatë asnjë parti e koalicion nuk fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm. Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, mendon se qëndrimi i këtij vendi në rrugën europiane do të varet nga disa faktorë.