Në një bisedë me kryeministrin e porsaxgjedhur malazez, Dritan Abazovic, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen. “Në qoftë se nuk punohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përparimi dhe demokracia e Malit të Zi do të vazhdojnë të vuajnë, ndërkaq anëtarësimi në BE do të mbetet vetëm në nivelin e aspiratave”, ka thënë Donfried.