Shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Malin e Zi për periudhën janar-maj të këtij viti, e konfirmuar kjo nga Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë. Shifrat e ofruara prej saj konfirmojnë se pavarësisht dëmtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë, qytetarët e Rusisë ende i drejtohen masivisht vendit të vogël ballkanik për të investuar.