Perhapja e variantit të ri të koronavirusit, Omicron ka detyruar autoritetet malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Nga dita e sotme në të gjitha pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.