Kundërshtimet e mëdha, përfshirë ato të deputetëve shqiptarë, nuk e frenuan dot në fund miratimin me procedurë të përshpejtuar nga ana e parlamentit malazez të ligjeve që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe asaj për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.