Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kishin kthyer biznesin e marrë me qira në “shtëpi bari”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Culaj”, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll të befasishëm në Rrugën e Culajve, në Malësi të Madhe, në biznesin (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E., i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, shtetasit K. N.