Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.