Një 57-vjeçar është përplasur për vdekje këtë mbrëmje në Durrës. Shtetasi me iniciale S.V. po udhëtonte me biçikletë në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, kur u godit nga një automjet me shofer 54-vjeçarin me iniciale A.K. 57-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi u shoqërua në Komisariat. Nuk dihet nëse kanë qenë shkelje rregullash nga ana e drejtuesit të makinës ose biçikletës, apo shkaqe të tjera që shkaktuan aksidentin. Ky është aksidenti i dytë tragjik, që ndodh brenda pak orësh. Gjatë pasdites, një aksident me pasojë vdekjen u shënua në afërsi të liqenit artificial të Tiranës. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me njëra-tjetrën, humbi jetën një i ri, student në vitin e tretë të Akademisë së Sigurisë.