Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën industriale të qytetit të Pogradecit, ku një mjet ka përplasur personin që lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari me iniciale A. V. është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i “Benz”-it me iniciale A. K. fillimisht u largua pas aksidentit.