Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e sotme në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.