Automjeti përfshihet nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Një automjet tip ‘Fiat Punto’ me targa të huaja u përfshi nga flakët mesditën e sotme në qendër të Fierit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shuan zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij. Ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.