Humbja e kontrollit të mjetit nga një drejtues në afërsi të liqenit të Farkës ka bërë që mjeti të përfundojë brenda një lokali. Për pasojë janë plagosur babë e bir, çlirim dhe Daniel Beqiri pronarë të lokalit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës ndërsa raportohet se pas përplasjes nga makina brenda lokalit të tyre, bab e bir, 50 dhe 25 vjeç janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.